Fier, rrufeja e i merr jetën një 70-vjeçareje

07/10/2016 00:00

Një 70-vjeçare ka humbur jetën dhe një 65-vjeçare ndodhet ne spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e shkarkimeve atmosferike në fshatin Çlirim të Fierit.

Prishja e menjëhershme e motit paraditen e së premtes ka qenë dramatike për të moshuarën. 70-vjeçarja ishte duke biseduar me shoqen pran shtëpisë saj, teksa është goditur nga rrufeja.

Shtëpia e 70-veçares me inicialet Z.B. ndodhet prapa shkollës së mesme profesionale “Rakip Kryeziu” dhe pranë saj nuk ka shumë objekte të tjerë.

Trupi i pajetë është transportuar për në morgun e Fierit, ndërkohë që 65-vjeçarja që ndodhej bashkë me viktimën ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që do të zbardh shkaqet e kësaj ngjarje.

Top Channel