Batutat, Rama: Shef i pavionit të PD-së. Berisha: Xhemal, ku e ke kuletën?

06/10/2016 00:00

Teksa kryeministri Edi Rama ishte duke mbajtur fjalimin e tij në Parlament nuk ka ngurruar të thumbojë paraardhësin e tij Sali Berisha që sapo ka mbërritur në sallën e seancave plenare. Ish kryeministri e quan “Xhemal” Ramën, ndërsa ky i fundit e quan shefin e pavionit të Partisë Demokratike.

DIALOGU

Edi Rama: Hajde Sali ulu, ku e ke shaminë

Sali Berisha: Xhemal ku e ke kuletën?

Edi Rama: Ulu Sali se të paska humbur shamia.

Sali Berisha: Leku letër nuk bëhet kurrë

Edi Rama: Ulu të të hapen pak sytë se je përgjumësh, qënke zgjuar vonë sot. Ulu. Sali, je unikal, nuk konkurrohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk e njeh baxhanakun. Meqë ra fjala je prezantuar me baxhanakun më prapa apo akoma se di kush është? Je prezantuar apo e ke parë te filmi “War Dogs”?

Sali Berisha: Xhemal!

Edi Rama: Ti je rapsod i madh!

Sali Berisha: Ti je xhemal i madh!

Edi Rama: Edhe 25 vjet të tjera kush do bëhet kryetar partie njërin vesh do e lër te dora jote siç e tërhoqe Lulin për veshi dhe i the nise atje ligjin e vettingut.

Edi Rama: Halimi thotë ‘Do i përgjigjesh doktor?’, ‘Jo’, thotë doktori, ‘përgjigju ti se unë flas më vonë’. ‘ Do përgjigjesh doktor?’. ‘Jo’, i thotë, ‘Fol ti se je infermieri, se unë jam shefi i pavionit i Partisë Demokratike’.

Top Channel