I lindur në vitet 80? Ky është problemi juaj më i madh

06/10/2016 00:00

Fëmijët e lindur në vitet ’80 kanë gjysmën e pasurisë së atyre që kanë lindur në vitet ’70, kur kanë qënë në të njëjtën moshë dhe kjo nga rrethanat ekonomike.

Disa të dhëna të Institutit për Studime Fiskale thotë se brezi më i vjetër i milenium përjetoi për pak kohë një stanjacion, një rritje e tregut të pronës dhe mbyllja e skemës së pensioneve do të thotë se pasuria e shtëpisë për fëmijët e viteve ’80 ishte 27 mijë paund, pra gjysma e 53 mijë paund që ishte për fëmijët e viteve ’70 në të njëjtën moshë. Këtu përfshihet strehimi, kursimet, investimet, pensioni dhe asetet e tjera.

Ky brez gjithashtu ka nivelin më të ulët si pronar shtëpish se çdo brez tjetër për gjysëm shekulli. Të lindurit e këtij brezi janë i vetmi brez i pasluftës që nuk ka të ardhura të larta dhe kjo është pasojë e një stanjacioni të gjithëanshëm ekonomik, por gjithashtu reflekton faktin se “Reçesioni i madh” goditi pagat dhe punësimin.

Gjithashtu të lindurit e viteve ’80 e kanë më të vështirë se paraardhësit të ndërtojnë një shtëpi në moshën e tyre. “Rënia e normës së shitjes së jnë shtëpie, dhe skema bujare e pensionit, shoqëruar me nivelin më të ulët të interesave e ka bërë më të vështirë për të rriturit e sotëm që të ndërtojnë një pasuri në të ardhmen, krahasuar me brezat e mëparshëm”, paralajmëron Andrew Hood, autori i studimit.

Top Channel