“Arrest me burg” për 4 të arrestuarit e operacionit “Rekrutimi”

05/10/2016 00:00

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 personat e arrestuar të operacionit “Rekrutimi”, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për motrat Ina dhe Armonela Qama dhe për dy shtetasit Ardit Shmili e Ledian Gjoni.

Sipas policisë këta shtetas kanë rekrutuar femra për t’i trafikuar për prostitucion drejt Gjermanisë. Dy vajzat e proceduara dyshohet se kanë ushtruar prostitucion edhe në Shqipëri, ndërsa një shtetase rumune me iniciale P.C është personi që do t’i priste në Gjermani.

Top Channel