Afërdita Dreshaj ndahet nga i dashuri

04/10/2016 00:00

Afërdita Dreshaj i jep fund lidhjes se saj 3-vjeçare me te dashurin milioner Jakub Kidler. Mungesa e fotove e çiftit në rrjetet sociale ka konfirmuar në njëfarë mënyre fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj.

Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30-vjetorin e modeles shqiptare.

Çifti u përfol për një ndarje të mundshme vitin e kaluar, pas një bisede dashurie mes Afërditës dhe Agon Amigës së Babastars. Mediat shkruajnë për një histori flirti, dhe si rrjedhojë kjo histori ishte shkaku i ndarjes së reperit me bashkëshorten Egzona Sylën.

Ishte vetë reperi ai që deklaroi se Afërdita e kishte provokuar gjatë dhe pas përfundimit të klipit “topless”, me qëllimin për t’i shkatërruar martesën, dhe ia kishte dalë.

Sipas burimeve, kjo qe ndodhi nuk është anashkaluar nga Jakub, i cili me pas i ka kërkuar që të mos jenë më bashkë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel