Grabitja e Kim, e trilluar?!

04/10/2016 00:00

Ka një arsye përse gjysma e botës nuk e beson se persona të armatosur hynë serbez në apartamentin super të ruajtur të Kim Kardashianit në Paris e dolën prej andej me bizhuteri që vlenin 10 milionë dollarë.

“Është tepër e bukur për të qenë e vërtetë”, dhe ja si e argumenton pretendimin e saj “New York Daily News”.

“Yllin e ‘reality shoë’-t e sulmuan pesë persona të maskuar; i hynë në dhomë, i vunë pistoletën në kokë, i thanë se do ta vrisnin po të bënte zë, e lidhën, e grabitën dhe u larguan me motorë. Kimi pas kësaj, arriti në një fare mënyre të çlironte duart e lidhura e t’i telefononte të shoqit, Kanye West tamam në kohën kur ishte në skenë, gjatë një koncerti në Queens ku e mësuan të gjithë se diçka i kish ndodhur, përderisa e la performancen në gjysmë”, shkruan gazeta, që e mbyll me këto fjalë.

“Një histori e kopsitur bukur për televizion. E denjë për ‘Keeping up with the Kardashians’ që rikthehet në transmetim më 23 tetor!”.

Top Channel