Në vjeshtë kemi nevojë të rrisim imunitetin për të luftuar lodhjen, gripërat dhe për të pasur energji. Periudha para dimrit është momenti më i mirë për të humbur peshën e fituar nga dreka dhe ëmbëslirat që nuk i kemi rezistuar gjatë verës.

Për këtë shfrytëzoni ditët me diell për të ecur e vrapuar, shëtitur apo të ecësh me biçikletë. Dieta e qitros ka lindur në vitet ’70 dhe të ndihmon të dobësohesh shumë shpejt, nxit metabolizmin dhe të detoksifion trupin.

Përbërja e qitros
91% e qitros është ujë, elementi më i çmuar për qarkullimin e gjakut dhe detoksifikimin e trupit. Mes përbërësve spikat naringenina, që sipas studimeve shtë antioksidant dhe antitumoral. Qitroja është e pasur me minerale dhe vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, vitaminë C, E, K dhe J, mjaft të rëndësishme për të luftuar lodhjen dhe të mbrosh organizmin, sidomos para dimrit.

Pse duhet ta përdorim?
Tuli i qitros përrmban elemente si limonen, pinen dhe citral që përmirëson shëndetin e trurit dhe përmirëson humorin falë veprimit antidepresiv. Dezinfekton aparatin tretës, stimulon sekrecionin e lëngjeve të stomakut dhe lëvizshmërinë e zorrëve, ndihmon tretjen.

Të mirat e qitros
Qitro ka efekt diuretik, detoksifikon mëlçinë dhe përmirëson nivelin e sheqerit në gjak. E rëndësishme ësht që të mos ekzagjerohet me dozën dhe të keni kujes nëse jeni duke marrë statin, që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit, kalciume, antibiotikë apo barna që përdoren për kemioterapi.

Si ta konsumoni qitron në mëngjes
Sapo zgjoheni mund të pini një apo dy gota me ujë të vakët, për të nxiturr lëvizjen e zorrëve. Më pas pini një gotë me lëng qitro të saposhtrydhur. Sigurisht, që të jetë sa më efektiv kjo dietë duhet të konsumoni sa më shumë fruta e perime dhe qëndroni larg ëmbëlsirave.

Top Channel