Ndjeheni të lodhur zgjoheni në mëngjes?

03/10/2016 00:00

Nëse zgjoheni në mëngjes dhe ndiheni disi të dobët nga imuniteti, mos fajësoni jastëkun apo dhomën e temperaturën që iu mban juve ngjitur me krevatin. Thjesht hiqni telefonin nga dora, pasi mund të jetë ai shkaktari i një gjendjeje të tillë.

Një studim i ri nga “Deloitte” tregon se, një e treta e personave kontrollojnë telefonin sa herë zgjohen gjatë natës. Një në 10 persona e kanë kthyer këtë në një ritual, ndërsa një në 5 persona janë nën moshën 35-vjeçare.

“Deloitte”, i cili ka anketuar zakonet e më shumë se 4.000 përdoruesve të “smartphone”-ve në Mbretërinë e Bashkuar, gjeti gjithashtu se 10% e njerëzve kontrollojnë telefonin e tyre sapo hapin sytë, ndërsa një e treta e bën këtë rit brenda 5 minutave që janë zgjuar.

Hulumtuesit thonë se drita e lëshuar nga ekrani i “smartphone”-ve e bën shumë të vështirë, që përdoruesit e tyre të bien në gjumë sërish, pasi janë zgjuar dhe kanë kontrolluar telefonin.

Një sugjerim thotë se personat duhet të vendosin telefonat e tyre jashtë shërbimit, që njihet me termin “Airplane Mode”, apo të shkarkojnë ndonjë aplikacion që mat kohën sesa rri me telefon në dorë, e gjitha kjo për të ndaluar tundimin nga kontrolli i pajisjes elektronike.

Studimi thotë se 11% e të rriturve janë të gatshëm për të paguar mesatarisht 500 dollarë në muaj, vetëm për të fjetur një orë më shumë. 27% e njerëzve gënjejnë kur thonë se nuk shkojnë në punë sepse janë sëmurë, ndërkohë që janë pa gjumë.

Përditë njerëzit paguajnë më shumë për dyshekë rehatues, kur ndërkohë është telefoni ai që e prish rehatinë e tyre. Ndaj, gjumi i natës nuk duhet prishur, mesazhet apo “e-mail”-et presin të lexohen edhe në mëngjes.

Top Channel