Meta përshëndet konsensusin për SPAK

30/09/2016 00:00

Socialistët dhe demokratët e arritën një marrëveshje për një nga ligjet e reformës në drejtësi. Ai është ligji për  SPAK, njësinë antikorrupsion. Është ky konsensus që arriti të rikthejë në Komisionin e Reformës Partinë Demokratike.

Për të komentuar këtë konsensus, ka dalë në një konferencë për shtyp kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

“Votimi i sotëm tregoi që mirëkuptimi dhe konsensusi mund të funksionojnë edhe për ligje të tilla kaq thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo reformë kërkon që të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për konsensus dhe klimë konstruktive në mënyrë që edhe mesazhet që vijnë nga Brukseli për çeljen e negociatave, të bëhen një fakt i kryer në javët e ardhshme”, deklaroi Meta.

Top Channel