Atraksioni turistik në Kinë, liqeni i kuq

30/09/2016 00:00

Një liqen i kripur në provincën veriore kineze të është shndërruar ne një atraksion te ri turistik pasi një pjesë e tij është bërë e kuqe.

Pamje të xhiruara nga ajri të liqenit te quajtur “deti i vdekur kinez” tregojnë ujëra të kuqe në një pjesë të liqenit dhe jeshile në anën tjetër, ndërsa një rrip toke i ndërpret ato në mes.

Sipas televizionit kinez CCTV ndryshimi i ngjyrës ishte shkaktuar nga një sasi e madhe algash dhe sa më të larta të jenë temperaturat aq më shumë do të zgjasë ngjyra e kuqe.

Mediat kineze sqarojnë se ngjyra e kuqe mundësohet pasi sasia e mikro-algave të quajtura dunaliella-salina arrin një numër të caktuar.

Ato mbijetojnë në ambiente të kripura dhe normalisht janë të gjelbra, por për shkak të nxehtësisë dhe dritës kthehen në të kuqe pasi përmban pigmentin me të njëjtën ngjyre të beta karotenit që i mbron nga rrezatimet ultraviolet.

Autoritetet lokale citohen të thonë se fenomeni është i përvitshëm edhe pse nuk është e qartë përse ka ndryshuar vetëm njëra anë e liqenit të formuar rreth 500 milion vite më parë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel