Lagunën e Patokut e fitojnë Calët, gjyqi pas konfliktit me të afërmit e deputetit Prenga

29/09/2016 00:00

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke i dhënë të drejtë familjes Cali për tenderin e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut.

Më herët, kjo familje përmes një kërkesë-padie kërkonte të shfuqizohej një vendim i Ministrisë së Bujqësisë që i jepte të drejtë për shfrytëzimin e lagunës, vëllait të deputetit Armando Prenga.

Pikërisht për të drejtën e shfrytëzimit të lagunës në të cilën familja Cali, sipas Gjykatës, ka investuar në vite 30 milionë lekë, u bë shkak për një konflikt të armatosur në zonën e Laçit. Për këtë ngjarje, ku u dëmtuan disa persona, deputeti Armando Prenga ndodhet nën gjykim në Gjykatën e Lartë për tre vepra penale, mes tyre për plagosje, kanosje dhe armëmbajtje.

Top Channel