Mbërritje në Shkup. Në kryeqytetin maqedonas “The Voice of Albania 6 “ bëri ndalesën e kërkimit të zërave. Shqiptarët e Maqedonisë kanë krijuar traditën e tyre në garën e “The Voice”. Ndërsa spektakli këtu ka nxjerrë edhe fitues. Si Venera Lumani.

Grupe garuesish diskutonin dhe prisnin nën ethe momentin e tyre.

Performanca në tërësi për secilin ishte e shenjtë. Kishte nga ata që elementin kryesor e kishin zërin, të tjerë e ndërthurën atë me stilin, ose me instrumente muzikorë shoqërues.

Produksioni i “The Voice” në Shkup njohu elementë premtues për spektaklin e madh.

Ndërsa për shqiptarët e Maqedonisë kjo ishte diçka e madhe për të provuar veten. Për të treguar se vlejnë, dhe për të ndjekur dëshirat e magjisë që të ofron skena.

Spektakli e ka  provuar që prodhon yje dhe Shkupi ishte një destinacioni i radhës i kërkimit të zërit të shqiptarëve.

Në vazhdimësi udhëtimi i produksionit do të shkojë në Ulqin. Të shtunën në orën 12 në Qendrën e Kulturës. Audicionet këtu do t’i bekojë edhe një prej asistent trajnerëve të dikurshëm të “The Voice” Adrian Lulgjuraj.

Mundësia ju takon të gjithëve dhe “The Voice” është vendi i duhur për ta marrë atë.

Top Channel