Divjakë, Rama me fermerët: Paketë financiare për ujitjen dhe kullimin

27/09/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Divjakë ka deklaruar se prioritet i qeverisë së tij është lufta kundër varfërisë në fshatra.

“Varfëri ka në ato fshatra ku shteti nuk mbështet fermerin dhe kësaj varfërie ne i kemi hapur luftë frontale”, ka thënë Rama.

Ai u ka premtuar fermerëve se, do të fillojë në Divjakë investimin më të madh, që mbulon thuajse të gjithë rrethin e Lushnjes.

“Paketa më e madhe financiare në këto këto 25 vjet do të investohet për ujitjen dhe kullimin. Do të bëhet administrimi i ujit për vaidtje sikurse në vendet e zhvilluara”, ka premtuar Rama.

Ai ka theksuar se programi i qeverisë për bujqësinë mbështet të vegjlit që do të fuqizohen. “Programi ynë, ta kthejmë familjen fermere në biznes. Kjo është rruga e një kthese historike për fshatin dhe ekonominë tonë kombëtare”, ka shtuar kryeministri.

Top Channel