Kosovë, alarm për bombë në godinën e qeverisë

27/09/2016 00:00

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e sotme në Prishtinë nga punonjësit e zyrës së Administratës Pensionale të Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Policia ka marrë menjëherë të gjitha masat duke rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës në goditën e qeverisë, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po verifikojnë mjetin e dyshuar.

Mësohet se mjeti i dyshuar është gjetur në një tualet, por ai tani është larguar nga zyrtarët policor.  Tani në vendin e ngjarjes ka arritur edhe njësiti i qenve K-9 që do të bëjë një kontroll të ndërtesës.

Alarmi mësohet se është dhënë rreth orës 11:00 dhe forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontroll të imtësishëm.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel