Rusia, bazë të madhe ushtarake në kufi me Ukrainë

26/09/2016 00:00

Rusia ka ngritur një bazë të madhe ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Baza pritet të jetë gati në dhjetor, pasi ndërtimi i saj pothuaj ka përfunduar në rajonin e Rostovit. Mbi dhjetë mijë ushtarë pritet të dislokohen në këtë bazë, e cila siç shkruhet në tabelën në gardhin e sigurisë, duket se është ngritur për të mbrojtur kufijtë jugorë Rusisë.

“Jemi duke kryer punët e fundit në tre kapanone fjetjeje. Po vëmë në punë sistemin inxhinjerik. Baza do të jetë gati për personelin ushtarak deri më 1 dhjetor 2016”, tha Yevgeny Zakharov, zv/drejtor i kompanisë ndërtuese.

Baza, e cila ndodhet 100 km nga vija kufitare me Ukrainën, i shtohet  ndërtimeve të ngjashme që ka ngritur Rusia në atë që e konsideron edhe linjën e frontit të një përballjeje të mundshme me NATO-n.

Për Moskën zyrtare, Ukraina cilësohet një vend satelit i NATO-s, që prej kohës kur vendin e një presidenti pro-rus,  e zuri një udhëheqës me prirje perëndimore.

Top Channel