Sherr me truprojat e lokalit dhe të shtëna në ajër, arrestohen dy persona

26/09/2016 09:45

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, të cilët, pas një sherri me truprojat e një lokali pranë Saukut, kanë shtënë në ajër me armë zjarri mbrëmjen e së dielës.

Elson Doçaj (lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë) dhe Përparim Gaxhaj (lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër), të dy 27-vjeçarë, kanë pasur një konflikt banal me truprojat e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin e tyre, Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër.

Në cilesinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm.

Top Channel