Rama mbron ligjin e mbetjeve: Zhurmë për përfitime politike

23/09/2016 00:00

Kryeministri Rama e cilësoi një zhurmë e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit, reagimet kundër ligjit të ri për mbetjet e riciklueshme.

Kryeministri shkruan se kjo zhurmë bëhet dhe nga ata që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve.

Sipas kryeministrit, ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian.

Kjo bëhet, thotë Rama, për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

Top Channel