Man. City synon mbrojtësin e Juves

23/09/2016 00:00

Leonardo Bonucci ka qenë një nga të preferuarit  Guardiola-s dhe kjo preferencë vijon edhe pas transferimit në Manchester. Në fakt vetë mbrojtësi i Juves ka pohuar se është tentuar gjatë verës, me një ofertë joshëse, që pothuaj e turbulloi, por në fund pranoi të qëndronte në Torino.

Por Guardiola këmbëngul dhe atë që nuk e arriti në merkaton e verës, do ta tentojë sërish në janar. Sipas të përditshmes “The Sun”, City po kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar belgun e dëmtuar Kompany.

Tabloidi britanik ka zbuluar se arsyeja e tërheqjes së Manchester City në verë ishte shuma prej 60 milionë eurosh që kërkonte Juve dhe fakti që Kompany po rikuperohej shpejt. Por ky i fundit ka shfaqur sërish probleme dhe Bonucci është një zgjedhje që e josh shumë Guardiola-n.

Top Channel