“Myslym Shyri” si Oxford Street

22/09/2016 00:00

“Myslym Shyri” konsiderohet si një nga rrugët më elegante, ku mund të gjesh shumë dyqane që shesin coha të shtrenjta, veshje dhe fustane nusërie. Megjithatë, edhe këtu gjenden mikrorealitetet e ekzistencës që theksohen përmes xhamit zmadhues, kësaj here të objektivit të artistes vizuale Su Tomesen.

Fokusi i saj është fenomeni i kioskave dhe shitësve ambulantë si një ekonomi e nisur nga pikëpamja e mbijetesë. Pas punës në disa vende të botës radha e serisë së saj të rrugëve ishte “Myslym Shyri” në Tiranë.

“Filmin e bëra përreth rrugës “Myslym Shyri”, sepse unë jetoja në një aty. Shihja shitësit e çajit, të frutave, të luleve. Dukshëm jam e huaj, jo shqiptare. Ecja me një kamera dhe kjo ngjallte dyshim. Por përditë vajzën time si një strategji për t’u afruar me njerëzit. Për t’i njohur ata. Një nga një ata filluan të punojnë me mua. Por gjithashtu dëgjova edhe shumë jo. Sepse njerëzit i druheshin problemeve”, shprehet Su Tomesen, artiste vizuale.

Në 30 minuta vetëm me sekuenca filmike Su rrëfen vizualisht kërkimin dhe vëzhgimin e saj të situatave në lidhje me fenomenin e kioskave.

“I dua këto kioska në Ballkan. Si pjesë e mikroekonomisë. Kam shumë foto edhe në vende të tjera të Ballkanit të fenomenit të kioskave. Tani janë pjesë të filmit ‘Rruga’. Një prej tyre ishte zhdukur pikërisht dje. Ajo e riparimit të këpucëve. Kjo e bën filmin tim tashme historik”, tregon Tomesen.
Filmi u projektua mbrëmjen e së mërkurës në instilacionin “Reja” dhe do të projektohet edhe para publikut të Universiteteve.

Ai vjen pas filmit “Jalan” (Rruga), që artistja e xhiroi në Joxhakarta.

Top Channel