Hashashi, Berisha u bën thirrje aleatëve, Rama: Dukesh si Eskobari

22/09/2016 00:00

A është Shqipëria në një gjendje alarmante të shkaktuar nga mbjellja e kanabsit? Panorama që paraqiti Sali Berisha në Parlament ishte ajo e një vendi tërheqës për terroristët.

“Kanabisi do të jetë miniera e arit për ISIS në Siri. Kurrë nuk ka qenë më e kërcënuar siguria e këtij vendi. Një vend anëtar i NATO-s kurrë nuk mund të bëhet kërcënim për aleatët e vetë”, deklaroi Berisha.

Por Kryeministri Rama, i cili përsëriti vlerësimin amerkan për lidershipin e treguar në luftën kundër kanabisit, nuk i kurseu Berishës të njëjtin ton të fortë akuzues.

“Sali, më dukesh si guvernatori i bankës së Lazaratit kur flet”. “Kur i bëje thirrje NATO-s sot më dukeshe tamam si Eskobari që i bënte thirrje botës së lirë që të mbronte familjen e tij”, ka thënë Rama.

Top Channel