Miss-i rus shpreson të shesë virgjërinë

22/09/2016 00:00

Rasti i një 17-vjeçarje që u rendit e dyta në Miss Moscow në muajin qershor, ka vënë në lëvizje autoritetet ruse, që po hetojnë për një rrjet të mundshëm që rekruton vajza të virgjëra kundrejt një çmimi në Dubai.

Anna Feschenko siguroi lejen e nënës së saj pasi e bindi duke e gënjyer se udhëtimi për në Dubai ishte shpërblimi për vendin e dytë që siguroi në konkursin e bukurisë në kryeqytetin rus.

Në udhëtimin e saj 17-vjeçarja shoqërohej nga një mikeshë madhore, e cila menjëherë sapo ka kuptuar qëllimin e vërtetë të udhëtimit është tërhequr dhe rikthyer sërish në Rusi.

Ajo ka njoftuar të ëmën e Anna-s dhe thotë se 17-vjeçarja aktualisht ndodhet në një apartament me disa vajza të tjera nga Europa Lindore në pritje të ofertës më të mirë dhe shpreson që nga shitja e virgjërisë të sigurojë rreth 15 mijë euro, që do ta ndihmonin që të vazhdonte studimet në universitet.

Mamaja e saj, Olga thotë se ka folur thuajse çdo ditë me vajzën e saj dhe i është lutur që të kthehet në shtëpi.

“Jam e shqetësuar për vajzën time. Kam frikë për gjërat që mund t’i ndodhin atje, ndaj vendosa të telefonoj policinë”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel