Konferenca kundër ekstremizmit, Shqipëria përfaqësohet nga Bushati

21/09/2016 00:00

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikani, Jordania, Maroku dhe UNESCO, organizuan gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së aktivitetin “Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”.

Ministri Bushati i njohu të pranishmit me angazhimet dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke u ndalur në hapat shtesë, që Shqipëria po ndërmerr për parandalimin e shkaqeve të radikalizmit, veçanërisht në futjen e kurrikulave për tolerancën fetare në tekstet shkollore dhe forcimin e rolit të institucioneve arsimore.

Ai shtoi se qeveria shqiptare i kushton një vëmendje të madhe rolit të arsimit në përballimin e fenomenit, duke i konsideruar shkollat jo vetëm si institucione arsimore, por edhe si katalizatorë të zhvillimit dhe kohezionit social.

Top Channel