Makinat pa siguracion, dëmi 1,3 mld lekë

21/09/2016 00:00

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi në Komisionin e Ekonomisë se 26 % e automjeteve në Shqipëri nuk e paguajnë policën vjetore të sigurimit të detyrueshëm. Gjatë viteve 2014 – 2015  nga aksidentet e shkaktuara  nga këto automjete të pasiguruar është  krijuar një dëm prej 1,3 miliardë lekë, por që nuk është shlyer dhe as është përfituar nga qytetarët e dëmtuar.

“Të gjitha institucionet duhet të punojnë së bashku për të ulur numrin e makinave të pa siguruara. E dyta, ky fond nuk mbulohet vetëm nga kompanitë e sigurimit, por i detyruar është edhe personi që shkakton aksidentin, i pasiguruar. Ai është i pari që duhet të bëjë pagesën e të pasiguruarit”, shprehet Enkeleda Shehi, drejtore ekzekutive, AMF.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkon që edhe paratë e mbledhura nga gjobat e policisë rrugore për mungesë të siguracionit duhet të derdhen në fondin e përbashkët të shoqërive të sigurimit.

“Një burim tjetër për të financuar këtë fond janë edhe gjobat e mbledhura nga policia për makinat e pasiguruara. Ky fond asnjëherë nuk është transferuar në këtë buxhet”, thotë Shehi.

Enkeleida shehu tha se ndërkohë gjykatat kanë vendosur dëmshpërblime duke tejkaluar normat ligjore, çka ka ndikuar në rritjen artificiale të dëmeve të papaguara.

Top Channel