LSI: Reforma të mos ndalet. Vasili: Duhet debat dhe konstruktivitet

21/09/2016 11:50

Për Petrit Vasilin dhe LSI-në, 6 ligjet e mbetura të Reformës në Drejtësi duhet të ecin në frymë mirëkuptimi, por jo të shndërrohen në debate artificiale dhe për to nuk ka më kthim pas.

Për Petrit Vasilin dhe LSI-në, 6 ligjet e mbetura të Reformës në Drejtësi duhet të ecin në frymë mirëkuptimi, por jo të shndërrohen në debate artificiale dhe për to nuk ka më kthim pas.

Këtë qëndrim, kreu i grupit parlamentar të LSI-së mbajti në një dalje për mediet, pas takimit të zhvilluar një ditë më parë me ambasadorët Lu e Vlahutin.

“Ne kemi vullnetin e palëkundur që kjo reformë duhet të eci përpara, pasi konkretizon në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshimet madhore që ne kemi bërë në mesnatën e 21-22 korrikut. Dhe ecja përpara për realizimin e Reformës në Drejtësi nuk mund të ketë kthim pas. Debati është i mirëkuptuar, debati e përmirëson dhe e shëndosh përmbajtjen dhe cilësinë e ligjeve. Besojmë se nuk ka asgjë të keqe, por konstruktiviteti për të pasur një zgjidhje të shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe për të vajtur me ligje sa më cilësore e për t’i miratuar ato më 22 shtator, është një qëndrim politik i pandryshuar”, tha Vasili.

Sipas tij, procesi i hartimit të ligjeve ka mjaft elemente që mund të krijojnë edhe debat, por ky duhet të jetë konstruktiv.

Top Channel