Tom Hiddleston, ironik me Taylor Swift

20/09/2016 00:00

Ndarja e çmimeve Emmy ka sjellë situata të ndryshme dhe informacione të pafundme për fansat dhe median rozë dhe një ndër më të përfolurat është ajo çka ndodhi me aktorin Tom Hiddleston gjatë ceremonisë.

Pas përfundimit të tapetit të kuq aktori i “Thor” është pyetur nga revista “People” nëse mban akoma kontakte me ish të dashurën e tij, Taylor Swift, dhe menjëherë ai është përgjigjur: “Po po, unë dhe Taylor jemi shokë”, më pas ai ka buzëqeshur dhe është larguar.

Përgjigja e shkurtër dhe disi ironike nuk ja ka mbushur mendjen askujt, por Tom ishte i fokusuar tek partnerja e tij gjatë prezantimit të një çmimi, Priyanka Chopra.

Një burim për “Daily Star” tregon se Tom dhe Priyanka janë parë në prapaskenë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke shkëmbyer përqafime, komplimenta dhe kapje dorë më dorë, ndërsa në skenë janë shfaqur flirtues duke na e bërë të qartë se midis tyre ka diçka.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel