Universitetit Europian të Tiranës shënoi 10 vjetorin e tij. Në një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të arsimit dhe politikes, administratori i UET-së, dhe një ndër themeluesit këtij Universiteti privat Henri Çili kujton hapat e parë të hedhura drejt një modeli tjetër Universiteti.

“Ishte viti 1997 bashkë me profesor Aurel Plasarin dhe at Zef Pëllumbin në Kepin e Rodonit po bisedonim për hapjen e Univeristetit katolik në Shqipëri dhe me kujtohen fjalët e tij: Rëndësi ka të ndodhë gjithçka që t’i japë fund monopolit të dijes mbi të cilin është ngritur universitetit shtetëror.

Sot është një realitet në Shqipëri ku kemi një hapësirë universitare plural e plot mundësi, plot ide e plot profile.”

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla vlerësoi UET duke e ndërlidhur me  rezultatet e  reformës në arsim.

“UET ka krijuar një dritare të dijes…reforma jonë në arsimin e lartë i ka dhënë fund anatemimit të institucion eve jopublike si lavatrice diplomash, duke garantuar cilësi për të gjithë ata që zgjedhin të arsimohen në këtë institucion”, tha ministrja Nikolla.

I ftuari special ishte ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner, të cilit ky universitet i akordon të martën titullin Honoris Causa si një vlerësim për kontributin e tij në mbrojte të shqiptarëve në Europë dhe si humanist.

“Jam shumë I nderuar që jam ftuar nga një universitet I tiranës, sidomos nga uet. Ju keni një reputacion të shkëlqyer dhe e kemi ngritur këtë reputacion vetëm me një punë 10 vjecare. Kështu që më duhet t ju përgëzoj të gjithëve”, u shpreh Bernard Kushner.

Që nga viti 2006,  kur  nisi rrugëtimin me rektorin e parë Ferid Duka, në auditoret e këtij Universiteti janë ulur 15 mijë studentë.

Top Channel