Sulmi me thikë në SHBA, ISIS merr përgjegjësinë

18/09/2016 00:00

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin e mbrëmjes së të shtunës në Minnesota, ku një person i pajisur me thikë goditi 9 persona në një qendër tregtare, e më pas gjeti vdekjen pasi u qellua me armë zjarri nga një polic.

Në agjencinë e tyre të Amaq, ISIS tha se sulmi ishte projektuar nga ta dhe se ishte venë në zbatim nga një ushtar i shtetit islam.

Deklarata ishte e ngjashme me ato të mëparshmet të grupit terrorist i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Europë.

Policia dhe dëshmitarët tregojnë se terroristi , i veshur me një uniformë të një kompanie private sigurie hyri në Crossroads Mall ,  tha disa fraza fetare në arabisht dhe i pyeti personat nëse ishin myslimanë përpara se t’i sulmonte.

Mediat lokale amerikane raportojnë se identiteti i agresorit nuk është bërë publik.

Policia amerikane tha se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. Mësohet se agresori u qëllua dhe u vra nga një oficer policie, që nuk ishte në detyrë, por që ndodhej në vendngjarje.

Top Channel