Radhët e gjata të shqiptarëve edhe nga Bari për në Durrës

18/09/2016 00:00

Radhët e gjata të kontrollit të pasagjerëve që jemi mësuar t’i shikojmë në pikat kufitare tokësore me Greqinë, shfaqen rëndom edhe në pikat kufitare italiane.

Konkretisht në Bari, një qytetare përmes rubrikës “Ti Raporton”, sjell foto që tregojnë radhët dhe pritjes sfilitëse të shqiptarëve që duan të lundrojnë me traget drejt Durrësit.

“Kjo ndodh vetëm për udhëtarët shqiptarë, të cilët lihen për 4-5 orë në radhë. Shkak është mungesa e sporteleve, pasi në dy apo 3 të tilla duhet të kontrollohen rreth 3.000 persona”.

Madje ajo shton se kush paguan për bagazhet del shpejt nga radha.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel