Bilanci javor: 11 të arrestuar për vjedhjen e energjisë elektrike

18/09/2016 00:00

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, të cilat kanë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Pas 2 2231 kontrolleve, janë arrestuar 11 autorë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 8 ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Roja e Gjelbër”, për marrjen e masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Top Channel