Vdekja e gruas shtatzënë, ndalohen dy mjekë

17/09/2016 00:00

Policia me urdhër të prokurorisë ndaloi mbrëmjen e së shtunës dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Elidon Klosi dhe Dritan Deçka. Ata ishin nën hetim për mjekim të pakujdesshëm, por hetimi po bëhej në gjendje të lirë.

Megjithatë, vetëm të shtunën në mbrëmje prokuroria vendosi ndalimin e tyre, ndërkohë Aida Çajku, gruaja që humbi jetën është përcjellë sot në banesën e fundit.

Shtatzënë në muajin e fundit, nëna e re ndërroi jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Top Channel