“The Voice”, hera e gjashtë. Nisin nesër audicionet për sezonin e ri

16/09/2016 00:00

“The Voice of Albania”, gara mes talenteve është në kërkim të yllit të ri shqiptar, duke çelur sezonin e tij të gjashtë.

Audicionet për Tiranën, do të mbahen paraditen e së shtunës në orën 10:00, tek Piramida.

Përzgjedhja e talenteve do të nisë para se ata të shfaqen në televizion. Katër emra më në zë të skenës janë trajnerët që do të zgjedhin garuesit që në nisje të spektaklit. Kriteri kryesor i përzgjedhjes është zëri. Ashtu siç vetë “The Voice of Albania 6” ka në qendër.

Për të gjithë fituesit trajneri do të ndjekë hap pas hapi procesin e maturimit.

Emocione, garë dhe fitues, të gjitha në kërkim të zërit më të mirë do të shpalosen në “The Voice”, që në këtë fazë të parë seleksionimi, e cila pas Tiranës, do të vijojë përgjatë gjithë muajit në qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe në Prishtinë, Shkup dhe Ulqin.

Top Channel