Dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton dhe Donald Trump prekën lartësi të reja të enjten kur avionë të vegjël me tiparet e tyre u lëshuan në ajër në një plazh në jug të Kalifornisë.

Mjetet e motorizuara, të cilat krijuesi i tyre preferon t’i quajë “objekte fluturuese të idenfikueshme”, janë pajisur me koka prej polisteroli që i ngjasojnë rivalëve të mëdhenj për Shtëpinë e Bardhë. Miniavioni i Clinton-it e vendos kandidaten demokrate mbi fshesën e një shtrige, ndërsa ai i republikanit Trump lëshon para’ kur ngrihet në fluturim.

“Nuk është ofenduar njeri me sa shoh. Të gjithë u pëlqen Donaldi që hedh lekë dhe Hillary që fluturon rrotull si shtrigë”, shprehet Otto Dieffenbach, krijues i miniavionëve.

Kompania e Dieffenbach, Flyguy Promotions, është e specializuar në krijimin e objekteve fluturuese për evente promocionale. Ai vetë përpiqet të sqarojë se nuk po kërkon të bëjë ndonjë deklaratë politike me krijimet e tij.

Ato i prodhuar për kënaqësinë e vet, por edhe si mjet marketingu për kompaninë. Miniavionët kërkojnë telekomanda të veçanta dhe duhet bërë kujdes që mes tyre të ketë gjithmonë një hapësirë të caktuar kur janë në ajër. Në fund të fundit, Dieffenbach, edhe në jetë nuk e durojnë shumë njëri-tjetrin, apo jo.

Top Channel