Tiranë, 17-vjeçari plagoset pa dashje me armë zjarri

16/09/2016 00:00

Një adoleshent u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri mesditen e së premtes në kryeqytet. Ruben Memi, 17 vjeç, ishte në një kafene pranë Parlamentit, kur pistoleta që mbante në brez iu shkrep duke e plagosur në këmbë.

Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shokun e tij që e shoqëronte në tavolinë, i cili ka marrë armën dhe është larguar nga vendngjarja.

Ai është arrestuar disa orë më vonë, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje edhe disa adoleshentë të tjerë që gjendeshin në lokal në momentin e ngjarjes.

Top Channel