Avioni, PD akuzon ministrin Tahiri për dekonspirim të hetimit

16/09/2016 00:00

Partia Demokratike u deklarua në lidhje me hetimet për rrëzimin e avionit në Ishëm. Ata shprehën shqetësimin, për atë që e quajnë dekonspirim të hetimeve nga ana e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dekonspirimin nga Ministri i Brendshëm të hetimit që po bëhet ndaj pilotit italian, të kapur sot në Ishëm. Ky dekonspirim qeveritar bëhet me qëllim për t’i dhënë kohë dhe mundësi trafikantëve shqiptarë që kane porositur avionin që të mbrohen e t’i shpëtojnë ligjit”, thuhet n deklaratë.

Në fund, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të marrë masa të shpejta dhe energjike ndaj çdo personi me pushtet që dekonspiroi sonte hetimin.

Top Channel