“Spiunohet” WADA, hakerat akuzojnë sportistët amerikanë

13/09/2016 00:00

Hakerat informativë ndoshta me kombësi ruse, dhunojnë sërish serverët e disa faqeve amerikane të internetit dhe këtë radhë bëhet fjalë për Agjencinë Botërore Antidoping, WADA duke lëshuar edhe bombën; disa sportistë amerikanë kanë përdorur certifikatën mjekësore për të justifikuar vlerat mbi normalen në testet antidoping në prag dhe gjatë Lojërave Olimpike të Rios.

Emrat e përmendur nga hakerat janë nga më të rëndësishëm siç janë motrat Williams, gjimnastja Simon Bailes, fituese e 4 medaljeve të arta apo dhe basketbollistja Elena Delle Donne. Hakerat postuan dokumente të marra nga seksioni Confidential në rrjetin e WADA, ku flitet për shpjegimin e sportistëve në lidhje me marrjen e substancave ilegale nëpërmjet certifikatave mjekësore. Në rastin e Bailes flitet për marrjen e anfetaminës nën rekomandimin e mjekut.

Çështja e përdorimit të recetave mjekësore nga ana e sportistëve është kontroverse. Në disa raste ato janë pranuar, ndërsa në raste të tjera jo dhe kjo ka sjellë edhe në dënime e pezullime nga aktiviteti. E vërteta është se shpesh një recetë mjekësore është përdorur për të fshehur përdorimin e substancave të ndaluara, siç është rasti i Sharapova-s që rezultoi pozitiv në testet antidoping për Meldonium.

Agjencia Botërore Antidoping  ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për këtë denoncim të bërë nga ky grup anonim hakerash që dyshohet se vepron për llogari të qeverisë Putin. Kjo e fundit kërkon të hakmerret pas përjashtimit të atletëve Paraolimpikë nga Lojërat e Rios e Tokios si dhe për përgjysmimin e delegacionit për Lojërat Olimpike të muajit të kaluar për shkak të skandalit të dopingut ku u përfshinë edhe instancat e larta shtetërore.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel