Vrasja në Belgjikë, dështon seanca ndaj Mark Frrokut

13/09/2016 00:00

Problemet me dëgjimin në sallë kanë bërë që të dështojë seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit Mark Frroku, ku ishin parashikuar të pyeteshin dëshmitarët e akuzës.

Ndonëse kishin ardhur katër dëshmitarë, midis të cilëve xhaxhai i viktimës Aleksandër Kurti, që dyshohet se është vrarë nga Frroku në Belgjikë, seanca nuk u mundësua të zhvillohej pasi i pandehuri nuk arrinte të dëgjonte dëshmitarin në dhomën me xham të blinduar.

Në këto kushte gjyqtarja e çështjes u detyrua të shtyjë sencën dhe të lajmërojë kryetarin e Gjykatës së Tiranës për këtë problem, i cili është bërë shkas edhe për shtyrejen e proceseve të tjera.

Të premten e kaluar ishte i pandehuri Kastriot Ismailaj, ish-adminsitartor i DIA-s, që nxori të njëjtin pretendim pasi vendi ku qëndrojnë të pandehurit tashmë ndahet me një xham të blinduar nga pjesa tjetër e sallës.

Top Channel