Njerku përdhunues, abuzonte seksualisht 12-vjeçaren; arrestohet edhe e ëma

10/09/2016 00:00

E abuzuar seksualisht për 6 vjet me radhë, një 12 vjeçare nga Fieri ka denoncuar njerkun e saj në polici. Me të marrë deponimin mbi këtë rast të rëndë, policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Ilmi Hoxhaj 52 vjeç banues në fshatin Mbyet, si dhe nënën e vajzës me të cilën bashkëjetonte, Selvie Yzeiraj 40 vjeçe.

Sipas policisë çifti i bashkëjetuesve, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën me iniciale E.Y 12 vjeçe. Policia dyshon se nëna e vajzës ka qenë në dijeni gjatë gjithë periudhës 6 vjeçare mbi abuzimin seksual që bashkëjetuesi i saj ushtronte ndaj të miturës.

Kjo e fundit është marrë në pyetje në prani të psikologëve ndërsa pritet t’i nënshtrohet ekspertizave të mëtejshme për të zbardhur shkallën e dëmtimit fizik si dhe psikologjik.

Por në banesën e çiftit monstruoz në fshatin Mbyet të fierit, policia gjeti edhe 41 kg kanabis si dhe 21 bimë të kultivuara në oborr. Krahas akuzës për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ata do të akuzohen edhe për kultivim të bimëve narkotike.

Top Channel