Transporti i nxënësve, kritere për mjetet e përdorura nga shkollat

09/09/2016 00:00

Në prag të sezonit të ri shkollor, Ministria e Brendshme, ajo e Tranpsorteve dhe ajo e Arsimit kanë përcaktuar kritere të rrepta sa i takon mjeteve që do të kryejnë trasportin e nxënësve.

Burime nga këto institucione bëjnë të ditur se një vëmendje e veçantë u është kushtuar elementeve të sigurisë.

“Bie në sy mes ndryshimeve që kemi miratuar kushtet e mjeteve që do të bëjnë transportin. Është përcaktuar që mjetet të kenë një moshë jo më të madhe se 10 vjec. Ato mjete që kanë deri në moshën 4 vjeç mund të transportojnë fëmijë por të kenë leje të posaçme. Gjithashtu, këto mjete duhet të kenë ngjyrën portokalli, të kenë të dukshëm të shënuar se janë për transportin e nxënësve, si dhe një krah elektronik që hapet në momentin e ndalimit dhe sinjalizon mjetet e tjera”, deklaron Nikolin Bërxhiku, specialist në Ministrinë e Transportit.

Gjithashtu janë vendosur kritere të forta sa i takon drejtuesve të këtyre mjeteve, si dhe përcaktimit të kontratave nga drejtoritë arsimore dhe pushteti vendor.

Në rast të mos përmbushjes së elementëve të sigurisë, autoritetet paralajmërojnë se të gjitha subjekteve do t’u hiqet linçenca. Një hallkë tjetër e rëndësishme për zbatimin e udhëzimit të 3 ministrive është edhe policia rrugore, e cila ka barrën e kontrollit të këtyre mjeteve.

Gjatë vitit të kaluar shkollor policia konstatoi se shumë drejtues mjetesh të kësaj kategorie tranportonin nxënës më shumë se kapaciteti i lejuar.

Top Channel