Anketa e forcave të punës, Ahmetaj: Sinjale pozitive për punësimin

09/09/2016 00:00

Ministri Ahmetaj ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për anketën e forcave të punës të publikuar nga INSTAT për tremujorin e dytë 2016, sipas tij, kjo anketë konfirmon rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit.

“Punësimi shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Në tremujorin e dytë, punësimi u rrit me 6.8 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015 dhe 1.8% më shumë se tremujori i parë 2016”, thotë INSTAT.

“Papunësia ka vijuar të ulet edhe në këtë tremujor, duke zbritur në 15.5%, ose 1.1% më pak se tremujori i parë i vitit. Sigurisht që beteja jonë për punësimin është aty dhe vazhdon çdo ditë, por ekonomia shqiptare tregon çdo ditë se ka hyrë në një cikël të pakthyeshëm rritje dhe konsolidimi afatgjatë”, shkruan ministri Ahmetaj.

Top Channel