Dëmtimi, Osmani qëndron ende në spital

08/09/2016 00:00

Tefik Osmani është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse për momentin qëndron i shtruar në spital, pas goditjes që mori në minutën e 9-të takimit me Flamurtarin. I kontaktuar nga Top Channel, mbrojtësi korçar është shprehur se gjendja është e mirë. Mjekët kanë kryer të gjitha kontrollet e mundshme dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që ai ka qëndruar në spital mbrëmjen e së mërkurës.

Me shumë gjasa Osmani do të humbasë takimin e radhës që kampionët në fuqi do të luajnë përballë debtuesve të Korabit këtë fundjavë.

Osmani u dëmtuar në kokë gjatë një përplasje me futbollistin e Flamurtarit, Busic, në minutën e 9-të të takimit që korçarët zhvilluan në stadiumin e tyre në javën e parë të kampionatit. Pas përplasjes Tefik Osmani u largua nga fusha dhe u zhvendos në spitalin rajonal të Korçës për ekzaminime më të specializuara nga mjekët.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel