Gara me makina në dalje të Tiranës

07/09/2016 00:00

Policia njoftonte se vetëm në 24 orët e fundit janë vendosur 1 350 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, kryesisht për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia ka shpërndarë ndërkohë edhe videon e ndalimit të një mjeti që ecte në mënyrë të rrezikshme në dalje të Tiranës dhe që pas kontrollit rezultoi se nuk kishte as dokumentacion.

Ndërkohë, ka vijuar fushata për informimin e drejtuesve të mjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit. Neni 170 i kodit parashikon penalizim nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë.

Sipas policisë, janë informuar mbi 11 mijë drejtues mjetesh për zbatimin e rregullave të rripit, ndërsa dje 23 drejtues mjetesh janë dërguar në komision.

Top Channel