Veseli pret futbollistët e Kosovës: Jemi një Brazil i vogël

06/09/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli doli në pritje të heronjve të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai ishte shumë i emocionuar, që kishte dalë për të pritur lojtarët kosovarë, të cilët mbrëmjen e kaluar shkruan historinë duke debutuar në mënyrën të suksesshme në kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018”, pas barazimit 1-1 me Finlandën.

“Emocion i papërshkrueshëm t’i presësh heronjtë e rinj të Kosovës, sportistët tanë që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Ndeshja e parë e tyre është dëshmi e fortë se, Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talent për disa kombëtare”, thotë Veseli.

Veseli e ka njoftuar gjithashtu Federatën e Futbollit të Kosovës dhe lojtarët se do të ketë shpërblime për sukseset e tyre.

“I sigurova lojtarët dhe kreun e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin, se shteti i Kosovës do t’i shpërblejë të gjitha sukseset e tyre”, ka shkruar Veseli në një postim në “Facebook”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel