Pas stuhisë, vjen… fejesa!

06/09/2016 00:00

Thuhet se pas stuhisë, vjen qetësia, por në disa raste edhe fejesa!. Kjo duket se ka ndodhur edhe me Usain Bolt pas festimeve të harbuara kohët e fundit për suksesin në Lojërat Olimpike dhe për 30-vjetorin e tij të lindjes.

Fillimisht Bolt u pikas në Rio ku pas 3 medaljeve të arta festoi me 3 femra të ndryshime për të spostuar festat e tij të shfrenuara edhe në Londër ku sipas tabloidëve të ndryshme është parë në hotel në shoqërinë e të paktën dhjetë vajzave.

Një situatë kjo që bëri të lindë me të drejtë pyetja se si do të reagonte e fejuara e tij Kasi Bennet ndaj këtyre lajmeve.

Mesa duket bukuroshja Kasi e cilësuar edhe si Kim Kardashian xhamajkane, i ka falu tradhtitë e njeriut më të shpejtë në planet dhe këtë e vërteton fakti se ajo është së bashku me të në Bora Bora duke shijuar disa ditë pushimesh romantike.

Vetë Bolt i ka publikuar fotot e tij me Kasin gjatë këtyre pushimeve në profilin e tij në Snapchat, madje njërën prej tyre e ka të shoqëruar me shprehjen: “Ajo tha po” që do të thotë se lidhja mes tyre ka kaluar në statusin e fejesës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel