128 milionë euro për rrugët, kostoja e mirëmbajtjes deri në vitin 2021

05/09/2016 00:00

Shqipëria dhe Banka Botërore do financojnë një projekt prej 128 milionë euro për mirëmbajtjen dhe vendosjen e sinjalistikës së rrugëve në gjithë vendin.

Më 16 shtator do të hapet tenderi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke shënuar herën e parë që gati 1.400 kilometra rrugë do të mirëmbahen plotësisht nga subjekte private.

Banka Botërore merr pjesë në projekt me gati 66 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është plotësuar nga qeveria shqiptare. Sipas dokumentave, mirëmbajtja është ndarë në 4 zona me kontrata të veçuara, sipas shtrirjes gjeografike.

Tenderi është ndërkombëtar, por në garë marrin pjesë edhe bashkime kompanish shqiptare me të huaja. Kontratat prashikojnë rehabilitim të rrugëve, punime të ndryshme dhe vendosje sinjlaistike.

Po ashtu do ndërhyhet për korrigjimin e atyre pjesëve të rrugëve që konsiderohen si zona të zeza për nga rreziku i aksidenteve. Projekti zgjat deri në fund të vitit 2021 dhe përmes tij synohet ulja e numrit të aksidenteve me rreth 15 për qind.

Kontrata A:  Shkodra, Kukesi
Kontrata B: Dibra e Tirana
Kontrata C: Fieri, Elbasani Korçës
Kontrata D: Vlora dhe Gjirokastra

Top Channel