Beyonce, një shkatërruese makinash

05/09/2016 00:00

Ishte një nga kapitujt më mbresëlënës nga “Lemonade” dhe për të festuar ditëlindjen e saj të 35, Beyonce publikoi më në fund videoklipin e këngës “Hold Up”.

Në këtë klip, Beyonce shihet duke shkatërruar tërësisht një makinë.

Javën e kaluar, Beyonce mbizotëroi mbrëmjen e MTV Video Music Aëards, ku rrëmbeu 4 çmime, përfshirë dhe atë prestigjoz të videos më të mirë të vitit për këngën e saj “Formation”.

Jo vetëm që pushtoi mbrëmjen me marrjen e çmimeve të mëdha, por për 16 minuta këngëtarja e ngriu kohën në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, ku kërceu, këndoi e në një moment shpërthimi theu dhe një telekamerë me një shkop bejsbolli.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel