Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përfshihen 3 mjete

04/09/2016 00:00

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një aksident në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë.

Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërsa nuk dihet numri i të lënduarve.

Aksidenti në Xibrakë ndodhi në segmentin e shembur në fillim të këtij viti nga prurjet e lumit.

Top Channel