Skandali, deputeti britanik kapet “mat” me dy meshkuj

04/09/2016 00:00

Deputeti laburist Keith Vaz është vënë në qendër të një skandali mediatik në Britaninë e Madhe pasi gazeta “Mirror” ka publikuar një raport i cili tregon se Vaz ka paguar shërbim eskortë me 2 meshkuj me të cilët u frekuentua në shtëpinë e tij në Londër gjatë një mbrëmje muajin e kaluar.

Babai i dy fëmijëve, ai është kryetar i punëve të brendshme të Komisionit të Përzgjedhur për monitorimin e krimit dhe drogës. Disa nga gazetat flasin se 59-vjeçari është dorëhequr nga posti.

Vaz tha se është shumë shqetësuese që një gazetë kombëtare të paguajë persona për të vepruar në këtë mënyrë dhe bëri me dije se çështjen ia ka deleguar avokatit të tij Mark Stephens.

I lindur në Aden të Jemenit, Keith Vaz është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ku ka studiuar juridik e me pas u bë avokat. Në qeverisjen e Tony Blair ai ka qenë i pari deputet i cili ka pohuar se vota për të dalë nga BE do të ishte katastrofike.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel