Mbyten në plazh dy kushërirat

04/09/2016 00:00

Dy vajza nga Elbasani, kushërira me njëra-tjetrën, njëra e mitur dhe tjetra adoleshente kanë humbur jetën tragjikisht ditën e shtunë në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës.

Rreth orës 19:00 një 56-vjeçar nga Elbasani ka dhënë alarmin pranë stacionit të policisë në zonën e plazhit në Durrës për të kërkuar ndihmë për gjetjen e dy mbesave të tij, që ishin futur në det për t’u larë dhe nuk ishin kthyer më.

Me të marrë njoftimin, policia vendore është vënë në lëvizje dhe ka nisur kërkimet. Rreth 1 orë më vonë, në vijën bregdetare është gjetur i pajetë trupi i të miturës 4-vjeçare me inicialet E.B., ndërsa rënia e errësirës ka vështirësuar kërkimet për 18-vjeçaren, që është gjetur rreth mesnatës nga ana e policisë.

Top Channel