Ministri i Brendshëm i Rumanisë, Petre Toba dha dorëheqjen pasi disa prokurorë të njësisë anti-korrupsion i kërkuan presidentit aprovimin për hetimin e tij.

Sipas raportimeve të mediave lokale, prokurorët e akuzojnë ministrin se ka refuzuar qëllimisht të vërë në dispozicion të tyre disa dokumenta që kanë të bëjnë me një hetim ndaj parardhësit të tij në këtë detyrë.

Ky i fundit, Gabriel Oprea dhe disa oficerë të Departamentit të Inteligjencës dhe Sigurisë së Brendshme akuzohen se kanë përvetësuar rreth 102 mijë dollarë nga fondet e shtetit.

Ligji rumun parashikon se hetimi ndaj një ministri mund të bëhet vetëm me lejen e presidentit të vendit, raporton agjencia “Reuters”.

Nga ana e tij, Toba mohon çdo akuzë dhe i cilëson ato si të motivuara politikisht. Ai deklaroi se, dorëheqjen e dha “për të mos përfshirë Ministrinë e Brendshme në një skandal publik”.

Top Channel