Dibër, kandidati i majtë zhvillon takime në Arras, Çidhën e Mustafë

02/09/2016 00:00

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Arrasit dhe fshatrat Çidhën e Mustafë.

Kandidati Rama premtoi përfundimin e Urës së Lushës, asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrën, krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm pa ndalim, sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza, ngritjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujit vaditës, krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore, përmirësimin e shërbimit shëndetësor e arsimot ashtu sikurse promovimin e turizmit në këtë zonë.

Kandidati Rama kërkoi nga banorët e Arrasit që t’i bashkohen me votën e tyre fitores së madhe të Dibrës në 11 Shtator. “Kërkoj nga ju që edhe Arrasi t’i bashkohet ndryshimit të madh të Dibrës, fitores së madhe të Dibrës. Ju kërkoj të më mbështesini fuqimisht për një fitore të thelle më 11 Shtator”, u shpreh Rama.

Top Channel